Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar deklarimet që bëhen kur krahasohet menaxhimi i situatës së koronavirusit në Shqipëri me atë në Perëndim.
Manjani shkruan se dallimi është se në perëndim u panikuan për letër higjenike. Kurse ne për bukë e makarona.
Në vijim ai shprehet “letrat higjenike i shpallëm edhe “sekret shtetëror”. Kush merret me to, perhap sekretin shtetëror që qeverinë e ka mbulu m*ti…”.
Postimi nga Manjani
Kur të krahasohemi me perëndimin, mirë është të mbajmë në konsideratë këto fakte të freskëta:
E përbashkëta është se edhe ne edhe perëndimi u panikuam kur na thanë të karantinohemi.
Dallimi është se në perëndim u panikuan për letër higjenike. Kurse ne për bukë e makarona…
Së fundi letrat higjenike i shpallëm edhe “sekret shtetëror”. Kush merret me to, perhap sekretin shtetëror që qeverinë e ka mbulu muti…