Shkullaku: Qeveria, motor propagande. Opozita e ka bërë siç duhet detyrën e saj

Hënë, 27 Prill 2020 20:40

Në një lidhje direkte për emisionin "Ora 19:00" në Syri TV, gazetari dhe analisti i njohur Armand Shkullaku, e ka quajtur qeverinë një motor propagande.

Sipas tij, këto që po bën mazhoranca nuk shtojnë pushtet, por thjesht mbajnë gjallë propagandën e saj.

 
 

"Të gjitha këto nuk shtojnë pushtet por janë populizma që duan të mbajnë gjallë një motor që prodhon vetëm propagandë. Kështu shpreson se do të bëhet më popullor dhe njerëzit do tua falin që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre e nuk paguajnë dot faturat e kripura", tha Shkullaku.

 
 
 

I pyetur mbi aktivitetin e opozitës gjatë kësaj periudhe dhe se çfarë note do ti vendoste, Shkullaku dha këtë përgjigje:

 
 

"Në kushtet tona është e vështirë të vesh një notë, por unë për herë të parë jam ndjerë i kënaqur. Ka bërë diçka që i është kërkuar. Bën atë që bën çdo opozitë në botë: denoncon dhe propozon. Që kur Rama deklaronte se ishte grip i zakonshëm, propozimet e opozitës qeveria ka qenë e detyruar ti pranojë. Paralelisht me këtë kemi disa dosje që opozita ka dërguar në SPAK. Liderët autokratë i shfrytëzojnë periudhat e krizës për tzë abuzuar me paranë publiike. Këtë rradhë opozita e ka bërë siç duhet punën e saj".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...