Qeveria është kthyer në qeveri Facebook-u, ndërsa shtoi se pas 100 vjetësh vendi është për herë të parë një situatë e tillë.
"Vendimarrja është për të qarë hallin. Çështja e pushtetit përdoret edhe në kushte pandemie. Krizës sanitare të mos i shtohet edhe ajo politike", tha Fuga.Ndërkohë Basha u shpreh se, kjo është opozitë e alternativës.
"Pandemia ka 6 javë që zgjat. Opozita ka marrë vendimet e duhura. Nuk ka më politike në një kohë të tillë, që unë e kam quajtur regjim i Facebook-ut, që propozimet tona të venë në presion qeverinë. Opozita ka kundërshtuar mënyrën se si qeveria ka kundërshtuar kushtetutën me Facebook-un. Opozita nuk është për të bërtitur. Ka ardhur koha e një opozite që jep alternativa. Këtë opozitë duan shqiptarët, këtë opozitë drejtoj unë. Dhe ka bërë protestat më të mëdha në 30 vite", tha Basha.