Një shqiptar banues në Fano të Italisë ka përfunduar në telashe pasi është ndaluar e arrestuar nga karabinierët teksa shëtiste në bregun e detit bashkë me një mikun e tij, çka nuk është e pranueshme në kohën e coronavirusit.
Miku i 50-vjeçarit arriti të largohej, ndërsa ky i fundit nuk i kishte me vete dokumentet dhe për të justifikuar praninë në atë zonë tha se banonte pikërisht në atë rrugë, gjë që nuk ishte e vërtetë.
Kur karabinierët i thanë të shkonin te shtëpia ku t’u tregonte edhe dokumentet, shqiptari u largua me vrap. Tentativë e kotë, pasi e arritën shpejt, por shqiptari veproi në mënyrë agresive kundër njërit prej tyre.
Një sherr i vogël, pa asgjë pasojë shqetësuese për karabinierin, ndërsa për 50-vjeçarin e rëndoi më tepër gjendjen, pasuar edhe me faktin që u vërtetua se ai jetonte në një zonë tjetër të Fanos.
Shqiptari u arrestua për dhunë e rezistencë ndaj zyrtarit publik dhe për dhënie deklaratash false për identitetin personal.