Dy sezone për testimin e studentëve/ Gjuhët e Huaja në Tiranë përcaktojnë sezonin e provimeve

Tuesday, 28 Prill 2020 16:38

Gjuhët e Huaja bëhen fakulteti i parë që ka nisur përgatitjen për provimet online ndërkohë që institucionet arsimore në vend janë të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, FGJH njofton se do të ketë dy sezone për testimin e studentëve online dhe do të jenë vetë studentët se në cilin sezon do të futen në provim.

“Te dashur Studente te FGjH! Jemi te angazhuar qe Ju te perfundoni me Sukses Vitin akademik 2019-2020! Ne kemi Gati Planin B te dhenies se provimeve online! Studentet qe duan te japin Provimet online do te mund t’i japin ato ne Sezonin e Verës pra Qershor-Korrik dhe Minivjeshte korrik!

Ata qe nuk jane te gatshem do te kene ne Shtator nje Sezon apostafat para Sezonit Normal te Vjeshtes !!!! Kjo eshte menyra me e mire per t’i sherbyer Studenteve qe duan te Perfundojn

Detyrimet akademike ne qershor korrik!  Ju zgjidhni!

Po sikur te vendose Qeveria Shqiptare per Kthim ne Auditore që Nesër, ne jemi te gatshem! Ju lutemi mos besoni informacione te shtremberuara por vetem ato qe vijne apo publikohen nga Burime zyrtare te FGjH-se UT!

Patjeter qe do te merrni sqarimet ne vijim per cdo problem kemi nje zgjidhje! Sipas Regullores deri me tashti do te funksionoje dhe sezoni i veres online! Po keshtu dhe rregjistrimet!!! Mos Harroni!

Studentet zgjedhin vete nese do te japin provimet online kete Verë per arsye te Emergjencës apo ne shtator para sezonit te Vjeshtes !”, thuhet në njoftim

Login to post comments