Gazetarja e VOA: Masat në Shqipëri të rrepta, vendet me demokraci të brishtë rrezikojnë demokracinë

Tuesday, 28 Prill 2020 19:54

Tashmë në SHBA shumica e guvernatorëve kanë bërë thirrje për hapje të kujdesshme. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë goditur ekonominë, dhe në këtë mënyrë është bërë thirrje për një hapje të kontrolluar.

Qytetarët janë paralajmëruar që për një kohë të gjatë deri në moment të gjetjes së vaksinës duhet të ruajnë masat për parandalimin e COVID-19.

Keida Kostreci gazetare e VOA në një intervistë në “Mbrëmje në ABC” u shpreh se koronavirusi ka ndikuar në mënyrë rrënjësorë në jetën e qytetarëve. Stresi tashmë është më i lartë dhe sipas ekspertëve kjo situatë është shqetësuese, për shkak se shumë njerëz kanë humbur vendin e punës dhe për këtë arsye kërkohet rihapje e ekonomisë pasi po humbin shumë edhe ekonomikisht.

 

“Në çdo shtet është bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi”, tha Kostreci.

Më tej ajo theksoi se masat e marra në Shqipëri për parandalimin e COVID-19 janë më të rrepta krahasuar me masat që  janë marrë në SHBA.

“Ekspertët dhe Aktivistët e të Drejtave të Njeriut janë shprehur se duhet të tregohet kujdes sepse një situatë e tillë mund të sjellë autoritet. Ekziston rreziku i shkeljes së të drejtave të njeriut. Në vende me demokraci të brishtë, lider që kanë prirje të mos respektojnë të drejtat e njeriut mund ta ekzagjerojnë, dhe kjo po ndodh në disa vende”, u shpreh Kostreci./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...