Qeveria thotë se tenderat nuk janë sekrete, përse nuk publikohen?

Tuesday, 28 Prill 2020 22:08

Ilva Tare/ Euronews Albania

Mbrëmë kisha në intervistë Zv/Kryeministrin e vendit Erion Braçe dhe nga dje e sot mediat kanë publikuar pohimin e tij se kontratat e miratuara me vendimet e qeverisë, pra VKM, janë të publikuara në Fletoren Zyrtare nuk janë sekrete. Ky qëndrim erdhi pas akuzave të opozitës e cila prej ditësh bën publikisht pyetjen përse janë bërë tendera sekrete dhe përse nuk publikohen kontratat e tenderave me të cilët janë blerë maskat apo kit-et në këto ditë krize nga coronavirus.

  

Edhe kryeministri i vendit në një video-përgjigje për akuzat e opozitës në fundjavë deklaroi se tenderat nuk janë sekrete. Por, deri në këto momente kontratat e këtyre tenderave nuk janë bërë publike.

 
 

Euronews Albania ka kërkuar nëpër publikimet e VKM-ve në Fletoren Zyrtare, por për tenderat në fjalë nuk është publikuar kontrata apo teksti bashkëlidhur siç thuhet në përmbajtjen e VKM. Pyetja që duam të shtrojmë sot për përgjigje nga qeveria është; Perse nuk publikohen kontratat meqenëse nuk janë sekrete? Përse nuk ka transparencë për këto tendera?

 
 

Të vetmet kontrata që nuk publikohen janë ata që përfshihen në nenin 6 të ligjit të prokurimeve publike, janë ato sekrete, për të cilat ka masa të veçanta sigurie dhe diktohen nga interesa thelbësore të shtetit.

Kryeministri dhe zv Kryeministri i Shqipërisë thonë që nuk është ky rasti dhe tenderet nuk janë sekrete. Atëherë perse nuk publikohet ne Fletoren Zyrtare dhe kontrata apo teksti bashkëlidhur? A është transparente kjo?

Transparanca e plotë, dhe jo humori e as sarkazma është ilaçi i çdo dyshimi që mund të thërrmohet me fakte e faqe të publikuara në emër të ndershmërisë politike dhe institucionale. Qeveria të bëj transparente kontratat! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...