Një rast tjetër me Covid-19 në Berat/ Del pozitiv vëllai 13-vjeçar i vajzës në fshatin Kostren

E mërkurë, 29 Prill 2020 13:54

Një tjetër rast i prekur me COVID-19 është regjistruar sot në qytetin e Beratit. Bëhet fjalë për një 13-vjeçar nga fshati Kostren që rezulton të jetë vëllai i 16-vjeçares M.SH. që rezultoi e prekur me Covid-19 disa ditë më parë.

13-vjeçari, së bashku me familjarët, i ishte nënshtruar tamponit menjëherë pasi u zbulua se motra e tij ishte e infektuar. Momentalisht vetëm tamponi i dytë i vëllait të 16-vjeçares ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që priten përgjigjet e tqmponëve të dy prindërve dhe gjyshes së vajzës.

Mësohet se 13-vjeçari nuk ka shfaqur shenja të rënda të sëmundjes, përveç një temperature deri në 38 gradë gjatë dy ditëve të fundit. Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë së Beratit kanë kryer sistematikisht dezinfektimin e banesës dhe gjithë territorit të fshatit Kostren, ndërkohë që mjekët epidemiologë kanë kryer gjatë këtyre ditëve edhe hetimet në lidhje me kontaktet e vajzës dhe djalit. Mësohet se deri tani, mjekët epidemiologë kanë kryer marrjen e tamponëve në 12 persona kontakti me 16-vjeçaren M.SH., mes tyre edhe 13-vjeçari, testi i të cilit rezultoi sot “pozitiv”.

Mes të testuarve që kanë pasur kontakt me vajzën, janë 4 pjesëtarët e familjes, një mjek dhe dy infermiere të Qëndrës Shëndetësore Kostren, dy punonjës të administratës së komunës që i asistonin me ndihma, një shitëse dyqani ushqimor dhe shoferi që e transportoi me makinë drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët deklarojnë se po hetohet për gjetjen e kontaktit “zero” që ka kontaktuar vëlla e motër që nuk lanë lëvizur nga fshati dhe nuk kanë pasur kontakte.

Rasti i sotëm e çon në 3, numrin e të prekurve me Covid-19 në rrethin e Beratit, pas rasteve të 44-vjeçares nga fshati Rroshnik dhe 16-vjeçares nga fshati Kostren, ndërkohë që 3 javë më parë u regjistruar edhe rasti i parë në qytetin e Poliçanit, një 79-vjeçar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...