BE prezanton paketën e ndihmës, ndan 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

E mërkurë, 29 Prill 2020 19:17

Në prag të samitit virtual, përmes video konferencës, të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian sot (29 prill) ka prezantuar paketën e ndihmës për Ballkanin Perëndimor.


Kjo paket, që përfshinë asistencën financiare të BE-së dhe Kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, mbërrin shifrën prej 3,3 miliardë euro.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian kjo paketë ka për qëllim adresimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore dhe humanitare të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit si dhe për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Në komunikatën e Komisionit Evropian thuhet se, krahas kësaj, Komisioni Evropian më vonë gjatë vitit do të dalë edhe me propozimin për mbështetje afatgjate të rajonit, përmes investimeve në formën e një Plani Ekonomik të Investimeve.

Duke komentuar diskutimet e sotme në Kolegjin e Komisionit, presidentja Ursula van der Layen, ka thënë se BE-ja ka një përgjegjësi speciale për të ndihmuar partnerët në Ballkanin Perëndimor, në kohën e pandemisë pasi e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

“BE-ja po mobilizon një paketë financiare duke konfirmuar solidaritetin tonë të fuqishëm. Së bashku do ta tejkalojmë krizën. Dhe përtej kësaj, do të vazhdojmë të mbështesim rajonin, përfshirë edhe në reformat që duhen në rrugën e tyre drejt BE-së. Dhe rimëkëmbja do të jetë e suksesshme vëtëm nëse vendet i kryejnë këto reforma”, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian.

Bashkimi Evropian ka rikujtuar vendet e rajonit të Ballkanit që të fokusohen në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe dhënies së rezultateve në këto fusha.

Kjo porosi do të përsëritet edhe gjatë video konferencës së liderëve që do të zhvillohet me 6 Maj, kur është menduar të zhvillohej samiti i Zagrebit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Nga ky samit do të përsëritet përkushtimi i BE-së për të forcuar lidhjet me vendet e Ballkanit perëndimore dhe përfshirjen e tyre në nismat evropiane në shumë fusha, prej zhvillimit ekonomik e deri tek masat për ruajtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike./rel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...