Mjekja shqiptare në SHBA në krye të ekipit që zbuloi kurën ndaj Covid-19

E Enjte, 30 Prill 2020 09:53

Kontributi i komunitetit shqiptar në luftën globale kundër pandemisë COVID-19 është për t’u vlerësuar.zana
Studimi me i fundit dhe më i besueshem, në bazë të organizimit, strukturës së studimit dhe numrit të pacientëve, për efektin e terapisë anti-virale, Remdesivir, ndaj COVID-19 tregoi rezultate premtuese, bazuar në analizat preliminare. Ky studim u sponzorua nga Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë të SHBA (NIH).
Studimi nuk ishte i hapur për publikun deri dje, dhe kjo është arsyeja pse nuk ishit në dijeni që aspekti i tij farmaceutik për Qendrën Klinike të Institucionit Nacional të Shëndetësisë (NIH) u drejtua nga Dr. Zana Blaku-Tanushi, që është me origjinë nga Prishtina.
Dr. Zana Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi, në qendren klinike të Institutit Nacional të Shëndetësisë (NIH).
Sipas Dr. Blaku-Tanushi, edhe pse rezultatet janë ende preliminare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues drejt krijimit të një armamentariumi efektiv në menaxhimin e këtij virusi. Remdesivir është një antiviral, prodhuar nga GILEAD Sciences, Inc, i cili është një analog nukleozid, konkretisht një analog i adenozines tre-fosfate (ATP), i cili futet në zinxhirët e ARN-së virale, duke shkaktuar ndërprerjen e tyre të parakohshme.
E lindur në Prishtinë, Dr. Blaku-Tanushi mbërriti në Shtetet e Bashkuara në 1999 si refugjate nga Kosova. Pasi mbaroi shkollën e mesme në New York, ajo u regjistrua në Universitetin St. John’s në Nju Jork, ku përfundoi studimet Bachelor në Farmaci, dhe më pas vazhdoi në Programin e Doktoratures në Farmaci në po të njëjtin Universitet. Pasi përfundoi studimet e doktoratës, ajo filloi praktiken në Spitalin Montefiore, Spitalin Universitar për Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein, ku iu ofrua pozita e përhershme sapo mbaroi praktikën. Pas disa viteve të kontributit, ajo u promovua në një pozitë të Farmacistit Kërkimor brenda Sistemit Mjekësor Montefiore.
Puna e saj hulumtuese tërhoqi vëmendjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që i ofruan pozitën e Farmacistit Klinik në Kërkimet Shkencore në Mjekësi në Bethesda, Maryland, ku edhe punon që nga viti 2017. Illyria

Modifikuar më E Enjte, 30 Prill 2020 09:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...