Foto/ Si e shpëtoi policia gruan që mbahej e mbyllur nga bashkëshorti prej 6 vitesh

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:53

Një grua është mbajtur e burgosur për 6 vjet nga bashkëshorti I saj , I cili e ka rrahur dhe tortuar partneren e tij me të cilën kishte edhe 4 fëmijë që kanë lindur gjatë periudhës së burgosjes së saj, në një apartament të vogël, ku dhomat ishin të mbyllura me dërrasa.

Çifti ishte njohur në një faqe ku takohen myslimanët Tatar.

Vetëm gjatë kësaj jave ka mundur gruaja t’I telefonojë autoritet përkatëse të cilat kanë arritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shpëtuar të renë bashkë me 4 fëmijët, të cilët gjithashtu kanë jetuar të mbyllur në apartament.

“Ai më godiste me shkop të drurit pa pikë mëshire. Rinat (bashkëshorti i të dhunuarës) i thoshte birit tonë Ruslanit se kur të rritet duhet të vazhdojë të më rrah ashtu siç e kishte bërë ai”, ka shtuar gruaja e cila i tregonte gazetarit mavijosjet nëpër trup.

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 18:55
Login to post comments