FOTO/ Ky është terroristi nga Taxhikistani i arrestuar ne Tiranë

E Enjte, 30 Prill 2020 13:32

Një shtetas nga Taxhikistani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Sipas hetimeve 24 vjeçari Komron Zukhurov dyshohet se ishte pjese e një celule terroriste e i cila ishte themeluar edhe në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

 

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezulton se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti.

Gjatë kesaj periudhe, rrinte në një shtepi me qera shumë pranë qendrës së Tiranës. Ai u arrestua pasditen e djeshme në bulevard “Zogu i Parë” nga forca të Antiterrorit.

 “24 vjeçari me inicialet K. Z nga Taxhikistani  ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS)” informoi sot policia e shtetit. 

Operacioni u kodua “Vizitori”.

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj.

Më 15 prill mediat gjermane informuan operacionin e arrestimit të 5 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik në shtetin e Rhein-Ëestfalisë për planifikimin e sulmeve terroriste kundër forcave amerikane. 

Login to post comments