Nis carja ne PS

E Enjte, 30 Prill 2020 17:10

Ka plasur sherri brenda Partisë Socialiste, pas fjalës dhe akuzave të rënda të Ditmir Bushatit.

Ish-ministrit të Jashtëm të Ramës, i është përgjigjur Taulant Balla.

 

Kreu i grupit parlament të PS-së i ka kthyer përgjigje deputetit Ditmir Bushati, që me tone të forta deklaroi se nuk duhet të kthehemi në kapitalizëm grabitqar, duke kritikuar ndryshimin në kontratë të koncesionit në Porto Romano.

 
 

Ai ka sqaruar se kontrata e koncesionit është e miratuar 6 vite më parë, dhe me konsensus të Kuvendit, natyrisht edhe qeverisë, ku Bushati ishte ministër.

 
 

Balla i tha Bushatit se nuk ka qenë anëtar qeverie, dhe gjërat i sheh njëlloj.

‘Unë nuk kam qenë anëtar i qeverisë, kam qenë gjithmonë deputet dhe gjërat i shoh njëlloj. Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, që i shoh gjërat mirë nga jashtë por nuk më pëlqen nga brenda.

Ndaj dua të sqaroj se kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin se kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat e ka nevojë të bëjë ndryshim kontrate, se gjoja në interes të njerëzve është për të bërë lajmin e ditës.

Shtesa e kontratës në Porto Romano është domosdoshmëri për ta çliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët e ndryshëm’- tha ai.

 
 

© SYRI.net

Login to post comments