Çfarë ndodhi në Patos? Qytetari: Dëgjova krisma armësh me breshëri

Premte, 01 May 2020 20:04

Një përplasje automjetesh dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në qytetin e Patosit pak minuta më parë, por nga ana e policisë një fakt i tillë nuk konfirmohet, pasi në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as gëzhojat dhe as makinat e përplasura.

Megjithëse ka shkuar në vendin e ngjarjes një grup efektivësh nuk kanë mundur të mbledhin prova për një vepër penale.

 

Sipas News 24, se ngjarja është regjistruar në afërsi të fushës së sportit në qytetin e naftëtarëve ndërsa një i moshuar ka treguar dhe atë që ka dëgjuar.

 
 
 

“Dëgjova krisma armësh me breshëri. Ndaj më shtyhu dhe kurioziteti dhe pash nga xhamat. Nuk pash gjë, veç dëgjova. Ishin krisma armësh 100%. Ngjarja ka gati 1 orë.”, tha i moshuari.

 
 

Qytetarë të shumtë kanë dëgjuar të shtëna armësh, por vendi i ngjarjes nuk e pohon këtë fakt, pasi ende nuk ka asnjë provë që e fakton, përveç disa copash fenerësh të thyer. Mësohet se qytetarët kanë telefonuar edhe në polici ku kanë pohuar faktin se kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Por deri tani gjithçka mbetet mister... 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...