Sipas studiuesve në qendrën e Koresë së Jugut për sëmundje dhe parandalim (CDC), është e pamundur që koronavirusi të prekë një njeri dy herë. Ky lajm shihet si shpresë në luftën kundër pandemisë, siç shkruan Daily Star.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar shtetet kundër përdorimit të “pasaportave të imunitetit”, të cilat ishin menduar ti jepeshin personave të cilët ishin të infektuar me COVID-19.
Këto pasaporta teorikisht do t’u jepen njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi, duke supozuar se janë imunë dhe dalin pozitivë në testet për antitrupa.