Linjat ajrore, a është ky fundi i fluturimeve “low-cost”?

Saturday, 02 May 2020 15:07

Industria ajrore ka qenë një ndër më të goditurat nga pandemia botërore e Covid-19, por edhe me hapjen e fluturimeve ndërkombëtare, linjat ajrore do të duhet të aplikojnë disa ndryshime rrënjësore.

Nëse më parë, kompanitë kanë pasur tendencën të rrisin kapacitetin e pasagjerëve në avion, masat për parandalimin e virusit kushtëzojnë me shumë gjasa mbajtjen bosh të sediljeve të mesit.

Sipas CEO-s së Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, linjat do ta kenë shumë të vështirë të bëjnë para. “Në këto kushte, nuk ka asnjë linjë ajrore që të mund të udhëtojë dhe të dalë me fitim nga këto fluturime. Ndaj, kjo nënkupton dy gjëra: ose nuk mund të fluturojmë, ose duhet të rrisim çmimet e biletave me të paktën 50-100%. Ndaj, ky është fundi i udhëtimit të lirë për të gjithë”.

Linjat ajrore në të gjithë botën po marrin gjithashtu masa të tjera, si detyrimi për mbajtjen e maskave dhe dorashkave për pasagjerët, deri tek kufizimi i bagazheve në bord dhe monitorimi termik i personelit.

Ndërkohë, kompani të tjera po propozojnë modele barrierash për të kufizuar kontaktin midis pasagjerëve. Megjithatë, ajo që është e sigurt është që eksperienca e të udhëtuarit do të ndryshojë ndjeshëm./A2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...