Fundjava do të mbyllet me reshje shiu thuajse në të gjitha qarqet e vendit. Në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Sipas sinoptikanëve moti i paqëndrueshëm do të sjellë edhe rënie të temperaturave, kryesisht përgjatë mesditës së të shtunës.
Temperaturat do të luhaten nga 15 gradë në zonat malore deri në 22 e 23 gradë në zonat perëndimore. Të njëjtat kushte atmosferike do të ofrojë edhe dita e diel, dhe pse intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.
Por duke nisur nga e hëna e 4 Majit, moti do të përmirësohet duke sjellë më shumë diell dhe rritje të vlerave termike. Temperaturat mesatare do të luhaten nga 25 deri 26 gradë, ndërsa në fundjavë do të arrijnë deri në 28 gradë.
Sipas sinoptikanëve këto vlera janë 3 deri 4 gradë më shumë sesa mesatarja e muajit Maj. Megjithatë ata nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë rrebeshi të izoluar gjatë mesjavës, kryesisht në zonat malore.
.