Arrestohet pronari i lokalit në Korçë dhe dy të tjerë, kundërshtuan me forcë policinë

Diel, 03 May 2020 11:33

Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e një lokali dhe dy të tjerë pasi kundërshtuan me dhunë efektivëst e forcave të policisë.

Pronari i një lokali kishte hapur në kundërshtim me Aktin Normativ biznesin e tij, ndërkohë që ishte me shoqërinë e dy personave të tjerë dhe njërit prej të cilëve iu gjet në trup një thikë.

 

“Tre shtetasit e mësipërm, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K. T., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

 
 
 

Në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 19 vjeç, ndaj të cilit u mor edhe masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, shtetasit K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), banues në Pogradec.”- njofton policia.

 
 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në lagjen nr. 2, në katin e parë të banesës së shtetasit F. B., kanë konstatuar të hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, një ambient të përshtatur si lokal, brenda të cilit ndodhej ky shtetas me dy shtetasit e tjerë K. T., dhe N. K.

Tre shtetasit e mësipërm, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K. T., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 19 vjeç, ndaj të cilit u mor edhe masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, shtetasit K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...