Në Ditën Botërore të Melanomës, Instituti i Shëndetit Publik jep disa fakte dhe këshilla jetike për qytetarët, teksa thekson se qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.
“Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë”, shkruan ISHP.
Mesazhi i plotë:
Dita Botërore e Melanomës 🎗
📌 Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.
👉🏻 Fakte rreth kancerit të lëkurës
🔸 Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë në diell.
🔹 Ekspozimi i paktë ndaj rrezeve ultravjollcë është i dobishëm për njerëzit, dhe luan një rol të domosdoshëm në prodhimin e vitaminës D.
🔸 Çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë rruzullin.
🔹 Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës nga dielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës.
🔸 Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta për shfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytë dhe sistemi imunitar.
👉🏻 Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë:
🔻 Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli. ☀️
🔺 Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15, atëherë kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe. ⛱
🔻 Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme. 👒🕶
🔺 Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës. 🧴
🔻 Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell foshnjat 👶🏻 deri në moshën njëvjeçare.
🔺 Veçanërisht fëmijët 👧🏻 ёshtё mirë të mbrohen nga dielli.