Pas bllokimit të qarkullimit ditën e dielë, Tirana në këtë ditë të hënë i është rikthyer normalitetit.
Edhe pse është një ditë pandemia dhe vendi ndodhet në emergjencë shëndetësore, duket se dita e sotme nuk ndryshon shumë me ato normalet, para koronavoirusit.
Njerëz të shumtë në rrugë, makina që krijojnë trafik janë pamjet e sotme.
Dyqanet në kryeqytet janë hapur, por duket se klientët nuk janë të shumtë.
Më poshtë keni një fotoreportazh nga Tirana e sotme, të bërë nga fotografi Malton Dibra i agjencisë LSA.