Bashkia Shkodër në ndihmë të personave në nevojë, dërgon ndihma në NJA Pult

Tuesday, 05 May 2020 14:44

Në Bashkinë Shkodër janë shpërndarë edhe gjatë ditës së sotme ndihma për banorët në nevojë. Sipas njoftimit ditën e sotme, ka qenë rradha e Njësisë Administrative Pult, ku janë shpërndarë 143 pako ushqimore dhe po kaq thasë me miell.

Ja njoftimi i plotë:

Bashkia e Shkodrës vazhdon mbështetjen e familjeve më në nevojë në territorin e saj. Ditën e sotme, ka qenë rradha e Njësisë Administrative Pult, ku janë shpërndarë 143 pako ushqimore dhe po kaq thasë me miell.

Fillimisht, janë nisur drejt fshatrave të Pultit ndihmat për familjet më në nevojë që dimërojnë atje për të vijuar me pakot ushqimore për familjet që dimërojnë në Njësinë Administrative Rrethina dhe në zona të tjera të Shkodrës.

Bashkia e Shkodrës është angazhuar maksimalisht në mbështetje të familjeve më në nevojë, mbështetje që do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës së pandemisë në vend.

Më poshtë gjeni një link video me intervistën edhe të administratorit të NJA Pult, Tom Marku.

 
Login to post comments