'Stop diktaturës'/ Rikthehen protestat në Tiranë

Tuesday, 05 May 2020 20:07

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillon këtë të enjte, 7 maj, protestë në sheshin "Skënderbej".

Përmes një postimi në Facebook, AMT njofton se protesta nis në ora 12:00, ndërkohë që pjesëmarrësve i kërkohet të mbajnë maska dhe të ruajnë distancimin social.

 
 

Sipas tyre, kjo protestë do të thirret  ‘kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë së Covid-19.

 
 
 

“Të nderuar miq, e ndërmarrim kët? nismë për të thirrur një protestë, kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.

 
 

Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.

Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria është tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria.

Ju ftojmë të protestojmë të enjten, më 7 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Sa më shumë  të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit”, thuhet në postim.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...