Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata u pyet nga “STANDARD” mbi shtyrjen e vendimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sa i takon rastit “Dvorani”. Po ashtu ai foli lidhur me arsyetimin e kërkesës së KLGJ-së për të kërkuar opinionit nga misioni “Euralius” lidhur me këtë rast.
Intervista:
KLGJ-ja do t’i drejtohet misionit Euralius për të marrë një opinion në lidhje rastin “Dvorani”, për të cilin pritej të merrej një vendim sot nga Këshilli. Si e gjykoni këtë shtyrje vendimi dhe kërkesën për opinion ndaj “Euralius”?
Çlirim Gjata: Nuk është asgjë më shumë se një zvarritje për të plotësuar kërkesat e Edi Ramës, pasi ai përmes Dvoranit ka në dorë KED-në dhe Gjykatën e Lartë. Kujtoj se Dvorani vazhdon të jetë aty anëtar në mënyrë të paligjshme.
Në qoftë se kemi krijuar institucione, aq më tepër institucione të tjera, tani pse këto institucione po i drejtohen Venecias,, të tjera i drejtohen Euraliusit, tjetri pohon se po i drejtohet Gjyaktës Së Straburgut. Atëherë kështu punët nuk mbarojnë kurrë.
Mund t’i drejtohemi për gjerë tepër të larta, doktrinare e kushtetuese, Venecias. Mund të marrim interpretime nga Gjykata e Strasburgut për konflikte të ndryshme me të drejtat e njeriut.
Po ti drejtohesh një organizmi që vepron brenda për brenda në Shqipëri, atëherë pse je ngritur ti si institucion. Çfarë kuptimi ka që ky isntituocion i drejtohet Euraliusit?!
Maksimumi Parlamenti, Qeveria, mund ti drejtohen me letër për probleme të mëdha të interpretimit kushtetues, Komisionit të Venecias. Madje edhe aty nuk shkon më, se aq sa kemi dërguar ne, nuk ka dërguar çështje e gjithë Evropa bashkë.
Po ky rast, është i papranueshëm., Cfarë kuptimi ka që KLGJ ti drejtohet për opinon Euraliusti, kur vendimin duhet ta marrrë vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Çfarë do thonë nesër këta të KLGJ-së? Më tha Euraliusi kështu dhe bëra? Pse çfarë u bë këtu klasë mësimore, nxënësi i keq shkon të mësojë të nxënësi i mirë. Dhe e merr në ptaronazh sipas kësaj logjike nxënësi i mirë (në këtë rast Euraliusi) dhe i mëson mësimet nxënësit të keq ( në këtë rast KLGJ-së). Këta po e kthejnë të gjithë këtë në një lojë fëmijësh.
Cili është mendimi juaj mbi çështjen “Dvorani”?
Çlirim Gjata: E gjithë çështja është shumë e thjeshtë. Gjyqtarit Dvorani ka 6 vjet që i ka mbaruar mandati. Vazhdon të rrijë atje në mënyrë antikushtetuese. Dhe e gjitha kjo ndodh se i intereson Edi Ramës, që në Gjykatën Kushtetuese të emërojë ato anëtarë që do Edi Rama. Të krijojë ato skandale që u zbuluan nga Presidenti me shkeljet e rënda në çështjen e Kushtetueses. Prandaj e mban me zor dhe në kundërshtim me ligjin atë gjyqtar në detyrë, për shkak të KED-së. Se Edi Rama e ka vendos; ose do ta kapi 100% Gjykatën Kushtetuese ose do e lë vendin pa Gjykatë Kushtetuese fare. E ka nda mendjen! Dhe për këtë qëllim të tij i shërben më së miri Dvorani. Dhe për ta mbajtur aty ku është Dvoranin, Rama përdor Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo tregon padyshim një dështim të reformës në drejtësi. Pse kur duhet të shkarkohet një gjyqtar apo t’i jepet një masë disiplinore, duht t’i kërkojmë opinion Euraliusit?! Pse çfarë është Euraliusi? Shkalla më e lartë e Gjykatës në Shqipëri?! Kjo është një hipokrizi nga ana e KLGJ-së , për të zvarritur këtë çështje dhe për ti shërbyer urdhrave të Edi Ramës, për të ndihmuar Dvoranin që të qëndrojë aty ku nuk i takon me ligj e kushtetutë. Është tërësisht antikushtetuese, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.