Nga burime jo zyrtare mësohet për 3 persona të plagosur, gjatë konfliktit mes dy familjeve në Ksamil.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH. Ndërsa janë shoqëruar dy persona në Komisariatin e Sarandës, ndërkohë që 3 të plagosurit janë duke marrë mjekim në spitalin e Sarandës.
Sipas burimeve dy familjet janë konfliktuar me thika dhe mjete të forta.