Presidenti Ilir Meta kërkon nga populli shqiptar që të përbuzin politikanët që nuk i referohen kushtetutës.
Në intervistën dhënë për emisionin "Tempora" në RTV Ora, Kreu i Shtetit thotë se duhet t'i kërkohet llogari atyre politikanëve që fshihen pas ndërkombëtarëve.
Ilir Meta: Unë mendoj që populli shqiptar duhet t'i përbuzë ata politikanë që për të justifikuar qëllimet e tyre të pasinqerta në raport me popullin shqiptar, nuk i referohen kushtetutës, por thonë ndërkombëtarët. Ca i kanë thënë ndërkombëtarët? Të tallen me kushtetutën, për ta bërë leckë kushtetutën. Populli shqiptar duhet të kërkojë politikanëve që të kenë të shenjtë kushtetutën. Të mos e ndryshojnë më sic e kanë ndryshuar. Politikanët tanë nuk i referohen kushtetutës, unë i referohem gjithmonë. Politikanët tanë kur u intereson thonë na kanë thënë ndërkombëtarët. Por çfarë përgjegjësie mbajnë këtë ndërkombëtarë për këto dështime, për këto institucione që nuk funksionojnë.
Sonila Meço: Sa mund ta mbajë në ngërç këtë situatë ky momentun ecurinë e punës për konstituimin e punës së Gjykatës së Lartë.
Ilir Meta: Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur 24 orë pas emërimit të parë pas gjyqtarit jo gjyqtar, që i binte zotit Sadushi. Kjo ishte një çështje e zgjidhur.
Sonila Meço: A ka ardhur koha ti kërkohet llogari ndërkombëtarëve?
Ilir Meta: Llogaria u duhet kërkuar politikanëve shqiptarë që fshihen pa ndërkombëtarëve dhe që kur u kërkohet ti referohen kushtetutës thonë na thanë ndërkombëtarët. Populli shqiptar duhet të çlirohen nga kjo psikozë manipuluese që na thanë ndërkombëtarët. Tallen ndërkombëtarët me kushtetutën e tyre?