'Qëndrimet e Ramës ateisto-hoxhiste'/ Berisha, krerëve të komuniteteve fetare: Hapni sa më parë tempujt e Zotit

E mërkurë, 06 May 2020 19:26

Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha i drejtohet me një mesazh krerëve të komuniteteve fetare ku ju kërkon rihapjen e objekteve të kultit dhe vijimin normalisht të shërbesave fetare.

Ndërkohë Berisha vlerëson komunitetet për qëndrimet e tyre në kapërcimin e pasojave të pandemisë Covid-19. 

 

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

 
 
 

Mesazh drejtuar udheheqesve te komuniteteve fetare!

 
 

Te nderuar hiersi dhe shkelqesi,

Se pari me lejoni t’ju shpreh konsideraten me te larte dhe nderimin tim me te thelle ju dhe besimtareve tuaj per qendrimet tuaja vertet frymezuese ne kapercimin e pasojave te pandemise covid 19.

Une nga lajmet mesova per komunikimin tuaj te sotem me Sulltan Salep Surrelin dhe kerkesat tuaja te drejta per te hequr menjehere bllokimin nga pozita te mirefillta ateisto-hoxhiste, per nje kohe kaq te gjate, te sherbesave tuaja dhe besimtareve tuaj ndaj te Gjithefuqishmit ne institucionet e kultit qe ju udhehiqni.

Duke denuar qendrimin e Xhahilit te Surrelit, qe ne skizen e tij psiqike arrin deri aty sa t’ju paraqitet besimtareve tuaj si mbiZoti i tyre, duke fyer rende keshtu çdo besim dhe besimtar, madje vet Zotin e Madh, Jezusin Mbret, Muhametin Profet dhe Imam Aliun, ju bej thirrje me guxim por duke resepektuar regullat baze kunder kontagiozitetit, te hapni sa me pare tepmpujt e Zotit dhe te udhehiqni sherbesat fetare aq te domosdoshme per paqetimin dhe miresimin e shpirtrave te besimtareve shqiptar, qetesimin e tyre nga tmerret dhe horrori qe mbolli dy muaj me rradhe nje bastard i antikrishtit te shqiptareve.

Duke shprehur edhe nje here konsideraten time me te larte per ju dhe besimtaret tuaj, me respekt te veçante, Sal Berisha!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...