Grabitja me armë në Krujë, i plagosuri njohu autorin

E Enjte, 07 May 2020 11:15

Gjatë orëv të fundit ka patur një tentativë grabitje në Krujë. Ndërkohë që grabitësit kanë plagosur me armë pronarin e një stalle bagëtish.

Disa persona me maska dhe të armatosur , në orët e para të mëngjesit kanë hyrë në një stallë me bagëti për të vjedhur.

 

Pronari i tyre, Ardian Babasi, ka pikasur autorët, të cilin këta të fundit e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime për ABC News kanë njoftuar se Babasi ka njohur njërin prej tyre.

Autori Ah.Sm. ka paralajmëruar Babasin të mos afrohej se ka armë, por me sa duket Babasi nuk është bindur dhe Ah.Sm. i ka qëlluar duke e plagosur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamberas të Krujës, ndërkohë që Ahmet Smaci është arrestuar nga policia dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative  për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...