Premtoi 750 milionë euro/ Rama e pranon në Syri TV: Nuk kemi dhënë as 30 milionë

E Enjte, 07 May 2020 23:43

Temë e intervistës së kryeministrit Edi Rama në “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ishte edhe çështja e paketave të ndihmës për të prekurit nga karantina.

Teksa gazetari Çim Peka i tregoi raportin e Bankës Botërore, publikuar nga revista “Monitor”, shefi i ekzekutivit tregoi një tjetër raport.

 

Raportet e Bankës Botërore për paketat e ndihmës së qeverisë, sipas së cilës Shqipëria ka numrin më të ulët të ndihmës në rajon, krahasuar me GDP-në (Prodhimi i Brendshëm Bruto)...

 
 
 

“Mos më thoni mua pse ajo revista juaj nxjerr ato shifra. Mua më thoni cilat janë shifrat. Ajo revistë mund të nxjerrë shifra, nuk e di arsyen.

 
 

Unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe flas me shifra zyrtare dhe që janë të verifikueshme. Nuk janë shifra që i them unë. Nuk janë si puna e atyre lajmeve që jep ti. Të miat janë të verifikueshme. Unë mbaj përgjegjësi. Referenca ndaj Bankës Botërore është e vjetër. Mos harro që Shqipëria nuk ka bërë një paketë, ka bërë dy paketa. Po të jap edhe dy burime të tjera. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Vjenës, i cili është një institut shumë prestigjioz dhe që flet për gjerësinë e mbështetjes në raport me Prodhimin e Përgjithshëm, meqë the është 0,86. Instituti thotë: më 16 prill , mos harrojmë që jemi para paketës së dytë, “Shqipëria, 3.2%. Bosnje Hercegovina 3,3%, Bullgaria 2.4%, Republika Çeke 3%, Kosova 3.1% dhe më pas vazhdon me Lituaninë e këto të tjerat. Pas paketës së zgjeruar unë kam këtu të detajuar, e kam të gjithën të detajuar këtu. Me nja dy zhgarravina të vogël, gjatë bisedës që po flisnim për qoftet.

Peka: Edhe për testet. Se testet i konsideroni qofte.

“Shëndetësisë 0,15%, mbështetjes së biznesit të vogël , të vetëpunësuarve që janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre etj etj 0,39%. Mbështetjet për të papunët 0,42%, rritja e ndihmave humanitare 0,12%, pagesa e tatim-fitimit për ndërmarrjet e vogla, 0,02%, fondi i garancisë 0,66%, kosto e interesit 0,02%, familjet e prekura 1,79%, kamatëvonesat (heqja 100%) 0,89% etj. Në fund del 5,41%. Që të jemi të qartë. Ky është kontributi i qeverisë shqiptare”, tha Rama.

Peka: A kanë shqiptarët para cash? Duan shifrën ekzakte

“Po të jap të përditësuar shifrat e ditës së djeshme. Të sotmen e kisha por nuk e kam parë akoma...Deri dje, për paketën e parë, kemi 69,532 aplikime dhe 63042 punonjës që kanë marrë paratë dhe i kanë në xhep”, tha Rama.

Peka: Nga 750 milionë euro sa milionë euro janë dhënë? Sa kanë marrë shqiptarët në dorë?

“65 milionë dollarë janë për bizneset e vogla, që shkojnë për paketën e parë. 7 miliardë e 40 milionë është e dyta. Që është paketa mbi 400 mijë lekëshin. Të dyja bashkë këto janë pagesa direkte nga shteti”, u përgjigj kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...