Një shqiptar rezident në Treviso është arrestuar nga policia pas një aksidenti rrugor, fatmirësisht pa pasoja.
Shqiptari, 50 vjeç, krejtësisht i dehur, u përplas teksa ngiste biçikletën me makinën e një gruaje, 40 vjeç.
Incidenti nuk pati pasoja serioze, por testi që iu bë shqiptarit, pasi shfaqte shenja të qarta dehjeje, tregoi se ai kishte nivel alkooli në gjak gjashtë herë mbi normën e lejuar.
Policia lokale pohoi se shqiptari iu nënshtrua pa asnjë kundërshtim testit, megjithatë është denoncuar dhe rrezikon ndëshkim nga gjoba 3000 euro deri në 24 muaj burg.
Sipas policisë, rihapja e shumë bizneseve pas mbylljes nga koronavirusi ka sjellë një rritje të madhe të incidenteve në rrugë.