Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar grabitjen që po i bëhet truallit të Teatrit Kombëtar me vendimin e fundit të Qeverisë që ia kalon truallin Bashkisë së Tiranës.
‘Qeveria kuislinge dhe spekullante e zezë grabit Godinën e Teatrit Kombëtar.
Fletorja Zyrtare gropa e riciklimit të korrupsionit gjigand qeveritar formalizon rrëmbimin e Teatrit nga Bashkia kusare e Tiranës.
Çdo reagim, protestë, refuzim demostrim në çdo formë është legjitim.
Pandemia dhe karantina politike po përdoren për të mbuluar grabitjet e mëdha qeveritare.
Shëndeti i njerëzve po përdoret si alibi për vjedhjen e pronës publike.
Ja vendimi i vjedhjes në Fletoren Zyrtare’