Dhunë nga policia, humb ndjenjat në rrugë gruaja. Britma dhe ulërima në sheshin Skënderbej
Pranga, dhunë dhe tërheqje zvarrë. Këto janë pamjet që vijnë nga sheshi “Skënderbej” gjatë tubimit të artistëve dhe intelektualëve në mbrojte të teatrit dhe në përkujtim të Ditës së Europës.
Policia ka ndërhyrë me dhunë për të shpërndarë protestën qytetare në mbrojtje të Teatrit kombëtar.
Qindra qytetarë janë mbledhur në orën 12:00, pas thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e godinës historike. Policia nuk i ka lejuar qytetarët që të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”.