Ish- kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk ka një marrëveshje as Rama- Meta dhe as Rama- Basha pasi këto janë gënjeshtra që i ndan vetëm kryeministri për të manipuluar njerëzit afër tij,
Sipas Berishës lëvizja e 2 marsit nga Presidenti vijon dhe këtë e tregojnë pikërisht veprimet e fundit të tij ndaj Ardian Dvoranit.
Më tej Berisha paralajmëron dhe i bën apel opozitës të jetë më e ashpër pas pandemisë, dhe madje të përgatitet për një ”All Out ëar”, dhe për protesta edhe më të ashpra se në 2019 me mjete agresive të mosbindjes civile.
”Betaja vazhdon. Por përpjekjet që janë bërë për famozin Dvorani tregojnë që nuk ka hequr dorë.
Marrëveshje Rama- Meta?
Personalisht këto i hap Edi Rama. Ai për të mashtruar njerëzit e tij përreth. Një ditë i thotë që drekova me Metën dhe rashë dakord. Pastaj i thotë fola çerek ore në telefon me Lulzim Bashën dhe rashë dakord.
Kjo tregon panikun e tij dhe tregon pakënaqësi në të gjitha shtresat e popullsisë por masive dhe tek socialistët e vërtetë. Këto i ndjen dhe e di që po rrëshqet toka nën kombë. COVID-19 nëse fizikisht do të mbrohet, politikisht do e thërrmojë.
Unë në Shqipëria kam kritika vetëm për 1 njeri, vetëm për Edi Ramën. Unë qëlloj fuqishëm sepse e konsideroj një gjëmë kombëtare. I gjithë fokusi im është tek ai dhe 2 persona rreth tij.
Nuk njohin asnjë ligj, asnjë standard, asnjë moral po shihni çfarë bën me Teatrin, a e bën një i civilizuar atë.
Unë e kam thënë që është i majtë, por kjo nuk ka penguar që të kem një koalicion qeveritar. Ne realizuam objektiva të mëdha. Hoqëm vizat, transformuam infrastrukturën. S’mundem mos jem realist.
Duhet të pregatitet për atë që quhet All Out ëar. Luftë globale kundër kësaj qeverie. Të gjitha mjetet e mosbindjes civile për rrëzimin e kësaj qeverie. Të shpëtojë Shqipërinë nga COVID-19 diss, shumë herë më i keq.
Shumë herë më agresive se ato të 2019. Nëse vitin e kaluar ikte në Skrapar e Mokër, këtë vit të merren masa që Rama mos vijë në qeveri.
Të gjithë të japin ndihmesën e tij e tij, janë të gjithë të mirëpritur në opozitë.
Çdo politikan ka të drejtë, dhe grup politikanësh kanë të drejtë për sistemin ligjor që besojnë më shumë. Unë kam mbështetur plotësisht angazhimin e opozitës në Reformën Zgjedhore.
Në 15 detyrat e ngarkuara nga BE, Samiti i BE vetëm 1 prej tyre ka të bëjë me pjesëmarrjen e opozitës. E pafalshme që opozita t’i jepte Ramës shansin që ta akuzonte se nuk po merr pjesë në Reformën Zgjedhore.
Këto ndryshime ligjore ai po i varros me kanabizimin e Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesit të BE, në Ditën e Europës pafytyrësisht shpalli kanabizimin, kanabizimi është varrosja e zgjedhjeve.
Opozita të marrë çdo masë për të përmbysur sa më parë pushtetin e qeverisë mbi krimin dhe drogën.
Revolucion në rrugë, dhe pastaj në zgjedhje.”- tha Berisha.