Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Brigada e 17-të Sulmuese’.
Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është vetëvarur, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave.