Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Ravenna, bashkë me shtatë italianw e një maroken, në kuadrin e një operacioni anti-drogë në territorin e zonës.
Për 11 të arrestuarit janë mbledhur prova për përgjegjësinë e tyre në trafikun e drogës në provincë.
Në operacioni me emrin e koduar ‘Djathi i vjedhur’ morën pjesë 50 policë që kontrolluan banesat dhe aktivitetet komerciale të të arrestuarve.
Sipas raportimeve, dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 35 vjeç, tjetri 128. Policia ka sekuestruar 25 gramë kokainë, dy flakonë ecstasy, 70 gramë marijuanë dhe 11 mijë euro të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Gjatë periudhës së hetimit, policia ka kapur sasi të mëdha droge, tetë kile kokainë e 5 kile marijuanë, një pistoletë me municionin përkatës dhe shumë 130 mijë euro.