Italia ka regjistruar 172 viktima si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Deri më tani në vendin fqinj, numri total i të vdekurve kap shifrën e 30.911 personave.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.042 raste të reja me Covid-19. Numri total i të prekurve në Itali ka shkuar në 219,814. Numri i të shëruarve ka shkuar në 106,587 persona.
Sot Italia ka 81.226 raste aktive me koronavirus. Situata duket e qëndrueshme, me shifra që janë gjithmonë në rënie.