Drejtori i Aeroportit të Rinasit flet për kërcënimin: Pasi goditën makinën, më dërguan mesazh në celular

E mërkurë, 13 May 2020 18:00

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben, ka thënë se pas incidentit me makinë ka marrë një mesazh ku shkruhej ‘A e kuptuat’.

Pak ditë më parë mjeti me të cilin udhëtonte është goditur me gurë nga një person me kapuç pranë rrethrrotullimit Shqiponja. Pas kësaj von Alvensleben ka bërë denoncim në polici dhe kjo e fundit pasi ka sekuestruar kamerat ka nisur hetimet për ngjarjen.

“Po udhëtoja me makinë dhe papritur te Sheshi Shqiponja, një zhurmë e madhe u dëgjua dhe ishte një njëri me gurë në dorë që gjuajti xhamin e makinës dy herë, unë dola jashtë ai ishte me kapuç, shoferi e ndoqi por nuk e kapi dot.

Ne bëmë denoncimin dhe janë sekuestruar kamerat dhe më pas unë pata një mesazh tjetër që më thuhej se “a e kuptuat”, ka qenë një mesazh kërcënues, një keqdashës, por që nuk dua të spekuloj.” – ka thënë ai për Abc News..

Më tej ai ka thotë se ka dyshime lidhur me ngjarjen dhe shprehet se mesazhi i është dukur i qëllimshëm, por pret hetimin e policisë.

“Kam një dyshim. Fakti që makina u godit dy herë dhe marrja e mesazhit mu duk e qëllimshme doja të dija kush është pas kësaj, por ja kam lënë policisë të bëjë punën e vet.

Pavarësisht se është një incident jo i mirë, mua më pëlqen Shqipëria dhe ky vend. Unë mendoj se tashmë kemi një krizë që duhet të kalohet dhe aty është vëmendja. Mua më pëlqen puna dhe shqiptarët.” – shton von Alvensleben.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...