Regjisori Budina paralajmëron Veliajn: Injorant! Provo të afrohesh te Teatri! As Enver Hoxha nuk ia mori vlerën e jashtëzakonshme

E mërkurë, 13 May 2020 21:56

Regjisori Edmond Budina i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet urgjentisht nga vendimi për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.


Duke folur për mikrofonin e “News24” para godinës së teatrit, regjisori Budina tha se aty është shtëpia e artistëve dhe ata do të vijojnë ta mbrojnë godinën.

Mes të tjerash, duke e cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj një injorant, që nuk ka asnjë minimumin e kulturës, regjisori i bëri thirrje të mos guxojë të afrohet te teatri për ta shembur.

“Të heqin dorë urgjentisht, pasi kjo do cojë në përplasje mes qytetarëve të Shqipërisë dhe politikës. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj nehs, na kanë tërhqur zvarrë, por ne nuk do ti lëmë këta padronë. Ky kryebashkiak nuk ka asnjë të drejtë të vijë, aq më tepër në këtë kohë pandemie, hajdutçe dhe të zaptojë Teatrin Kombëtar. Le ta provojnë e të vijnë këtu. Ai s’e ka idenë cfarë është teatri”, tha Budina,

Më tej, ai theksoi se këta politikanë kanë hequr nga teatri 17 armë, që kishin një vlerë të jashtëzakonshme, dhe që as Enver Hoxha nuk i mori.

“Ata hoqën nga teatri 17 armë, që as Enver Hoxha nuk ja mori, që në atë kohë ishin të ndaluara. Ato ishin relike të një vlere të jashtëakonshme, por këto ja morën. Ne do të flasim dhe asgjë s’do lëmë pa gjurmuar, për të parë ku kanë shkuar ato armë, kush ka përfituar. Të quhet godinë fashiste, kjo është marrëzia më e madhe. Është idiotësi totale, kryebashkiaku nuk ka minimumin e kulturës, nuk e percepton dot vlerën e kësaj ndërtese. Injoranca e tij shkon në maksimum, kjo nuk ka qenë kurrë ‘dopo lavoro’, por ai është një njeri që ngatërron Shekspirin me të tjerë”, u shpreh ai.

Kjo është protesta e parë pa Maks Velon…
Maksi është një mik i vjetër, ishte një zë i fuqishëm sa i përket teatrit. Jam i lumtur që shtëpia e tij do të bëhet një muze, sa më shumë muzera të tilla të ketë. Por dua të kujtoj që kjo ka qenë shtëpia e dhjetëra e dhjetëra personaliteteve të mëdha të artit, aktorët nuk kishin shtëpi të tyre, ata kanë kaluar pjesën më të madhe të kohës së tyre këtu. Kjo është shtëpia e tyre. Nuk ju takon 100 aktorëve që kanë jetuar këtu të mos e kenë të gjallë muzeun e tyre. Më duket absurd. Ne do të jemi këtu përherë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...