Aktivistja i kthehet Spiropalit: Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në mishërim të imoralitetit, vjedhjes dhe paditurisë

E Enjte, 14 May 2020 18:29

Aktivistja në Mbrojtje të Teatrit, Elona Caslli i është kundërpërgjigjur ministres Spiropali, e cila sot në Parlament nuk i quajti artistë ata që mbrojnë teatrin.

‘Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka.

 

Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali.

 
 
 

Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor.

 
 

Ndaj, veç mëshirës për ty si femër, nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje.

Ti e ndot fjalën grua, Spiropali.

Post Scriptum- Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë. Elona Caslli’

Login to post comments