Reagon PD, Albana Vokshi: Urdhri për mbylljen e RTV Orës është hakmarrje politike e Edi Ramës dhe abuzim i rrezikshëm me pushtetin.

Premte, 15 May 2020 21:16

Urdhri për mbylljen e RTV Orës është hakmarrje politike e Edi Ramës dhe abuzim i rrezikshëm me pushtetin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

 

Urdhri për mbylljen e Radio Televizionit Ora është dhënë nga Edi Rama, pasi nuk ka asnjë punonjës publik që mund të guxonte të urdhëronte mbylljen e një media për një shkelje banale

Ky dënim krejtësisht joproprocional është abuzim i rrezikshëm i pushtetit ekzekutiv dhe është bërë me urdhër dhe për llogari të Edi Ramës.

Është Edi Rama autori i këtij urdhri si hakmarrje politike.

Shënjestra e parë e Edi Ramës ishin emisioni “Tempora” i Sonila Meços dhe “360 Gradë” të Artur Zhejit, dy emisione dhe dy figura mediatike të njohura si kritike ndaj qeverisjes. Mesazhi është i qartë: këto dy emsione dhe këta dy njerëz janë armiqtë e Edi Ramës.

Menjëherë pas kësaj, Edi Rama dha urdhrin për mbylljen e Televizionit Ora.

Mesazhi i këtij urdhëri është gjithashtu i qartë: Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj qeverisë. Televizioni Ora duhet të mbyllë gojën e Sonila Meços, të Artur Zhejit, të emisionit investigativ Boom, të gazetarëve në emisionet e lajmeve dhe të emisioneve të tjera të këtij televizioni.

Kjo është dhunë ndaj pronarëve për të mbyllur emisionet kritike dhe për të përzënë gazetarët kritikë. Është i njëjti skenar që u përdor kudnër Ylli Rakipin dhe emisonit Të Paekspozuarit.
Kundër Adi Krastës dhe emisionit A-Shoë.
Kundër Artan Ramës dhe emisionit Publicus.

Të gjithë këto emisione u mbyllën nën dhunën direkte të Edi Ramës me mediat për arsye se këto emisione dhe këta gazetarë zbuluan korrupsionin, abuzimin e pushtetit dhe keqqeverisjen e Edi Ramës.

Është i njëjti qendrim armiqësor dhe hakmarrës që u përdor kundër televizionit Agon Channel derisa e mbylli gjithë televizionin.

Prandaj sot nuk duhet të heshtë askush. Nuk duhet të heshtë asnjë media, asnjë forcë politike, asnjë organziatë e shoqërisë civile, asnjë figurë publike.

Mbyllja e Orës nuk ka të bëjë me një televizon, por me lirinë e shprehjes, me lirinë e medias, me lirinë e të menduarit, me liritë politike.

Nëse i hapim rrugën këtij abuzimi pushteti dhe dhune ndaj medias, nesër do të vijë rradha e dhunës direkte ndaj qytetarëve.

Modifikuar më Premte, 15 May 2020 21:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...