Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku thotë se godina e Partisë Socialiste është ndërtesë më me vlerë se sa godina e Teatrit Kombëtar, e shkatërruar mëngjesin e së dielës së shkuar.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Mazniku tha se godina nuk mund të restaurohej.
Pjesë nga debati:
Fevziu: Selia e Partisë Socialiste, monument kulture, ndërtesë me vlerë. Teatri Kombëtar monument pa vlerë. Selia e PS e ka ndërruar fasadën rreth 15 herë. Selia e Partisë Socialiste, e cila e mund të jetë më me vlerë se Teatri Kombëtar?
Mazniku: Po patjetër! Që në vitin ’58…Objekti i Teatrit ka pasur probleme në lidhje me strukturën.
Fevziu: Ka shumë godina historike që mund të kenë probleme me strukturën. Mund të kenë probleme të pariparueshme.
Gjergj Bojaxhi: Nuk ka struktura të pariparueshme!
Mazniku: Patjetër që nuk ka gjë të pariparueshme. Mund ta bëjmë nga fillimi.
Fevziu: Kalaja e Prezës ka dëmtime nga tërmeti. Do ta shembni?