Tetë personat e arrestuar pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me afat deri më 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, dhe ‘detyrim paraqitje’ për kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, Kastriot Qeman, Romeo Lilën, Edion Xhoxhajn, Burim Tafilican dhe Sokol Ndojan.
Kujtojmë që kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, iu bashkua protestës së artistëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër shembjes së teatrit.