Artistë të rinj të teatrit “Migjeni” në Shkodër kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke kundërshtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Të rinjtë mbajnë në duar mbishkrime ku thuhet “Teatri është shtëpia ime”, “Unë jam teatri”, “Shembët godinën por jo teatrin”, “Jetojmë për lirinë”, “Dhuna nuk më përfaqëson”, “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, “Jo diktaturës”, “Zgjohu”.
Ndërtesa e Teatrit Kombëtar u shemb mëngjesin e së dielës së shkuar rreth orës 04:20 minuta mes protestave të shumta të artistëve, të cilët kanë qëndruar pranë Teatri për 27 muaj.