Aktori shumë i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj teksa ka marrë fjalën e tij në podiumin e modest të vendosur para protestuesve për Teatrin Kombëtar, ka ngritur peshë protestuesit.
Malkaj ka recituar disa vargje të njohura të Naim Frashërit, ‘Ti Shqipëri më jep nder’.
“Mos ua paçim kurrë këtë borxh. Teatri ishte i vetmi në Shqipëri. Kemi dhe teatro të tjerë, siç është Durrësi. Nëse kjo quhet demokraci! Ç’mund të themi për diktaturën? Më kuptuat? (‘Poshtë diktatura’ degjohet nga tuma) Unë do recitoj nga 4-5 vargje. Ju do më shoqëroni me një britmë që të dëgjohen nga Vikthuqi e Vermoshi e deri në Konsipol: Ti Shqipëri me jep nder, me jep emrin shqiptar, zemrën ma gatove, plot me dëshirë dhe zjarr.”, tha Malkaj.