Italia nuk gjen qetësi/ Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19

E mërkurë, 27 May 2020 18:17

Italia ka regjistruar sot një rritje të viktimave për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit 117 persona kanë humbur jetën dhe 584 të tjerë janë infektuar nga virusi i ri.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33,072 ndërsa personat e infektuar në total janë 231,139.
Personat e shëruar nga koronavirus kanë arritur në 147,101, prej të cilëve 2,453 gjatë 24 orëve të fundit.

Në Lombardi janë regjistruar sot 58 viktima më shumë duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 15,954, teksa janë 384 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirus në rajonin e Lombardisë është 87, 801.

Login to post comments