Presidenti Meta ka pëshëndetur Madhërinë e Saj, Margrethe II të Danimarkës, me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, të cilat i konsideron si lidhje miqësore të gjithëanshme dhe të vërteta që shqiptarët dhe danezët kanë zhvilluar ndër vite.
‘Madhëria Juaj Margrethe II,
Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur që kam mundësinë të ndaj gëzimin e festimit të këtij momenti të paharrueshëm me Madhërinë Tuaj dhe me popullin danez.
Ne gëzojmë sot për lidhjet miqësore të gjithëanshme dhe të vërteta që shqiptarët dhe danezët kanë zhvilluar ndër vite, teksa marrëdhënia jonë institucionale është forcuar në mënyrë të qëndrueshme për të ndarë dhe rrezatuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe begatisë përmes bashkëpunimit tonë të mirë dypalësh, partneritetit të NATO-s dhe angazhimit europian.
Në këtë kontekst, Shqipëria dhe populli shqiptar mbeten thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakomshme që Danimarka ka ofruar gjatë 30 viteve të fundit për forcimin e institucioneve demokratike, të drejtat e njeriut, lirisë së medias dhe për qeverisje të mirë në vendin tim, të cilat besoj fuqimisht se do të vazhdojnë teksa ne përparojmë në mënyrë të qëndrueshme drejt rrugës për në BE.
Gjithashtu, kam shpresa të mëdha për këtë Jubile të Artë që lidhjet tona miqësore dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy kombeve tona.
Duke shprehur edhe një herë urimet e mia të përzemërta për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, dhe duke shprehur urimet e mia më të mira për begatinë dhe mirëqenien e Madhërisë Suaj dhe Mbretërisë së Danimarkës, Ju lutemi pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimet e mia më të larta.
Madhëria Juaj, Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur që kam mundësinë të ndaj gëzimin e festimit të këtij momenti të paharrueshëm ...’