Shtyhet për të dhjetën herë seanca në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Arber Cekaj, Donaldo Lushaj, Armand Pezaku.
Të pandehurit akuzohen për trafikun e 613 kilogram kokaine të kapura në një kontenier në portin e Durrësit.
Avokati i Armand Pezakut, Ardian Visha kërkoi veçimin e çështjes së klientit të tij por Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e Vishës.
Avokati Ardian Visha deklaroi se konkluzionet e kësaj çështje janë gati që në datën 26 dhjetor por gjithsesi seancat shtyhen.
Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Çekaj dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian.
Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pas akuzave për 613 kilogram kokainë të kapur në portin e Durrësit.