Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe ta rikthejë në detyrë anëtarin e KPA, Luan Dacin, pas akuzës për falsifikimit të dokumenteve.
Gjyqtari Luan Daci u pezullua nga SPAK me argumentin se ka kryer falsifikim dokumentesh, duke fshehur shkarkimin si gjyqtar. Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të Luan Dacit, më 24 maj, duke konfirmuar vendimin e datës 20 maj, të SPAK-ut.
Por me vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Daci rikthehet në detyrë.
Hetimet për të do vijojnë nga SPAK, ndërkohë që kjo nuk do ta pengojë atë të ushtrojë detyrën pranë KPA.