Reshjet e dendura që prekën Tiranën pak minuta më parë kanë sjellë jo pak probleme në disa akse.
Lumi Lana është “tërbuar” dhe ka dalë nga shtrati, pavarësisht ndërhyrjes në disa segmente të tij të ndërmarrjeve respektive të mirëmbajtjes.
Në të gjithë gjatësinë e tij për shkak të reshjeve të shumta Lana ka qenë rrezik.
Një ndër zonat më problematike ka qenë ajo e "Pallatit me Shigjeta".
Videoja e mëposhtme tregon nivelin e lumit në pak minuta të reshjeve të shiut, të cilat nëse vazhdojnë, e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.