Durrësi vijon të mbetet në prag të katastrofës mjedisore. Prej disa ditësh, mbetjet po dekompozohen në rrugët kryesore të qytetit, ndaj dhe autoritetet vendosën transportimin e tyre drejt vendgrumbullimit në Manzë.
Vendimi u kundërshtua me forcë nga banorët, të cilët kanë rifilluar protestat e tyre.
Rreth 200 banorë janë organizuar për të mos lejuar dërgimin e plehrave të bashkisë së Durrësit në vendbanimin e tyre.
Banorët deklarojnë se plehrave u është vënë zjarri gjate natës për të ulur volumin e mbetjeve të shumta urbane.
Tymi ka shqetësuar të gjithë banorët e zonës të cilët janë revoltuar.
Ata kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të dërgimit të mbetjeve në Manzë.