Kreu i opozitës, Lulzim Basha, postoi të dielën një foto të veçantë.
Basha i uroi ditëlindjen nënës së tij, kurse në foto ai është pranë vëllait, ndërsa të ulur janë nëna dhe babai i tij.
“Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!” shkruan Basha.